Presidenti Meta: Ka ardhur koha për një rigjallërim, për t’i dhënë frymëmarrje dhe përmirësuar klimën e biznesit, duke mbështetur sipërmarrësit me ide inovative

29
Sigal

Ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta në kremtimin e 100-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, një ngjarje të cilën Presidenti e ka vlerësuar si historike jo vetëm për qytetin e Durrësit, por për të gjithë sipërmarrjen në nivel kombëtar.

“Misioni dhe veprimtaria e këtij institucioni ka qenë gjithmonë mbrojtja e përkujdesja ndaj interesave ekonomike të biznesit të Durrësit, për të rritur dhe zgjeruar vazhdimisht marrëdhëniet tregtare dhe industriale, por edhe për të promovuar eksportin e prodhimeve autentike shqiptare.”, – shprehet Presidenti  Meta në mesazhin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.

Mesazhi i tij i plotë:

I lumtur të merrja pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit, një ngjarje historike jo vetëm për këtë qytet, por për të gjithë sipërmarrjen në nivel kombëtar.

Misioni dhe veprimtaria e këtij institucioni ka qenë gjithmonë mbrojtja e përkujdesja ndaj interesave ekonomike të biznesit të Durrësit, për të rritur dhe zgjeruar vazhdimisht marrëdhëniet tregtare dhe industriale, por edhe për të promovuar eksportin e prodhimeve autentike shqiptare.

Në mirënjohje të kësaj veprimtarie të vyer një shekullore, pata kënaqësinë të vlerësoja Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit me Titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”.

Durrësi, për fat të keq, përveç problemeve që ka në tërësi klima e biznesit, është goditur shumë rëndë vitet e fundit nga tërmeti dhe nga pandemia, me pasoja tepër serioze, aq sa të ardhurat e sipërmarrësve janë ulur ndjeshëm.

Ndaj është koha për një rigjallërim, për t’i dhënë frymëmarrje dhe përmirësuar klimën e biznesit, duke mbështetur në veçanti sipërmarrësit me ide novatore, nëpërmjet politikave fiskale e ekonomike, që garantojnë konkurrencën e lirë.