Presidenti Meta “i përvishet” qeverisë: Në shtetin e PPP ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi

339
Sigal

Presidenti Ilir Meta bëri një postim në rrjetet sociale, duke e quajtur shtetin e ndërtuar nga Edi Rama PPP (Polici- Parti- Propagandë). Meta ka sulmuar këtë të shtunë nismën ligjore të ndërmarrë nga Qeveria të njohur si paketa anti-KÇK, duke e quajtur një grusht shteti.

Sipas tij, në këtë shtet ka vetëm grusht shteti. Ai shton se nuk ka vlerë thirrja ‘Ndiq paranë’, pasi tashmë ajo është përqendruar në një dorë të vetme. Presidenti Meta iu përgjigj kështu komenteve të ambasadorit të BE, Luigi Soreca se duhen ndjekur paratë.

“Në shtetin e PPP (Polici- Parti- Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit .

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqendrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP,” shkruan Presidenti Meta.