Presidenti Meta i kërkon shpjegim Shefit të Shtabit: Mbi çfarë baze ligjore FA zbarkuan në aeroport?

442
Sigal

Një ditë pasi Ministrja e Mbrojtjes urdhëroi vendosjen e policisë ushtarake në territorin e Aeroportit të Rinasit, ka ardhur edhe reagimi i Presidencës. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për këtë çështje, zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi thotë se Presidenti i ka kërkuar Shtabit të Përgjithshëm të FA informacion mbi bazën ligjore të vendosjes së ushtrisë në këtë territor. “Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”, tha Blushi në një përgjigje të mediave.