Presidenti Meta i jep dekoraten ‘Nënë Tereza’ Senatorit italian, Pier Ferdinando Casini

453
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordon senatorit Pier Ferdinando Casini dekoratën e lartë “Nënë Tereza”. Në ceremoninë e organizuar në Presidencë i pranishëm edhe ambasadori i Italisë, Cutillo, Gjithashtu në ceremoni i pranishëm kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha e deputetë.
Presidenti Meta u shpreh në fjalën e tij se, Senator Casini është një politikan i shquar italian e mik i provuar të Shqipërisë dhe se ai ka mbështetur fuqishëm zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj euroatlantik.
Mirënjohja jonë është veçanërisht e thellë për këtë politikan të moderuar simbol i dialogut, shembull i tolerancës e civilizimit. Casini është përfaqësues europianist i bindur në vlerat e lirisë, drejtësisë e solidaritetit, tha Presidenti i Republikës. Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane dhe se ai, sipas Metës, ka ndikuar dukshëm e vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve duke dhënë gjithashtu një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e forcimin e marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë.
Ai, tha Presidenti Meta, ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri dhe ka qenënjë avokat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe rajonin
Duke vlerësuar Italinë si një partner të pazëvendësueshëm strategjik për Shqipërinë, Meta tha se Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të veçanta, shtrihen në shekuj, janë shumë planëshe e jashtëzakonisht njerëzore. Një Itali e fortë, e qëndrueshme dhe e begatë është e rëndësishme për një Shqipëri më të zhvilluar dhe të begatë tha kreu i shtetit gkatë ceremonisë duke shtura se, Senatori Casini përfaqëson disa nga vlerat më të spikatura pozitive të popullit dhe kombit italian
Presidenti i Republikës tha se, pas viteve 90’ Italia mirëpriti dhjetëra mijëra emigrantë të dëshpëruar, ndërsa sot atje janë të mirë-integruar mbi 500 mijë shqiptarë të cilët japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Shqiptarët në Itali kanë treguar aftësitë dhe talentin e tyre kudo në punë, sipërmarrje, sport, kulturë. Mjafton të përmendim edhe fituesin e fundit të Sanremos, Ermal Metën, për të kuptuar se sa të forta, të ndërlidhura, të pandashme e të natyrshme janë marrëdhëniet shqiptaro-italiane sot, tha Presidenti Meta, duke shprehur mirënjohjen e thellë për Italinë e në mënyrë të veçantë për Senatorin Casini, e përkushtimin e tij personal për forcimin e miqësisë italo-shqiptare
Ndërkohë Senator Casini tha gajtë ceremonisë se falenderonte Presidentin Meta për vlerësimin me dekoratën “Nënë Tereza” Casini. Ai tha se Presidenti Ilir Meta është mik i imi personal dhe një mik i madh i Italisë dhe ka një kontribut të madh për forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve. Senatori tha se, dekorata nuk më dedikohet vetëm mua por marrëdhënieve të shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë ndërkohë që shtoi se është bërë Shumë por më shumë ende mbetet për t’u bërë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Senatori tha se duam një Shqipëri europiane, të anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe se Shqipëria në BE është, një faktor stabiliteti për të gjithë rajonin duke premtura se Italia ka mbështetur dhe do mbështesë fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE



Sigal