Presidenti Meta: Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht

56

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për pamjet e transmetuara nga mediat lidhur me grumbullimet e qytetarëve që kanë të afërmit e tyre në spitalet ku trajtohen pacientët me koronavirus.

Presidenti Meta, në një postim në Facebook, i bën thirrje institucioneve që të trajtojnë qytetarët me dinjitet dhe të reflektojnë menjëherë.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.