Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka falënderuar këtë pasdite bloggerin Nuseir Yassin për promovimin që ai i ka bërë vendit tonë.

Sipas Presidentit Meta, “Nuseir Yassin, vijon me pasion të promovojë vlerat më të spikatura të kombit shqiptar, siç është harmonia e shkëlqyer ndërfetare”.

Presidenti ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, ku krahas falenderimit për bloggerin izraelit, ka publikuar dhe video-promovimin që i është bërë Shqipërisë

Postimi i Presidentit Meta

Mirënjohje dhe një falënderim special për video-bloggerin izraelit, Nuseir Yassin, i cili vijon me pasion të promovojë vlerat më të spikatura të kombit shqiptar, siç është harmonia e shkëlqyer ndërfetare.?? NasDaily