Presidenti Meta: Falënderime Papa Françeskut për përkujdesjen ndaj kombit

397
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, teksa ka vizituar Kishën Konkatedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ka folur për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel të Ipeshkive, Administraturën Apostolike të Kosovës. Teksa ka përcjellë urimet e tija, Kreu i Shtetit, ka përçuar falënderime të përzemërta Papa Françeskut, për përkujdesjen e vazhdueshme ndaj kombit shqiptar.

Postimi i plotë

I lumtur të vizitoja sot Kishën Konkatedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, për të ndarë urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës. Përgëzimet më të ngrohta Ipeshkvit të Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji dhe mbarë popullit të Kosovës. Falënderime Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë për përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme e të veçantë ndaj kombit shqiptar.