Presidenti Meta dhe Markoviq i telefonojnë Kryetarit të Tuzit pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus

311
Sigal

Kryeministi i Malit Të Zi  dhe Presidenti i Shqiperisë, Ilir Meta kanë telefonuar sot Kryetarin e komunës së Tuzit,Nik Gjeloshaj pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Tuz dhe mbylljes së qytetit në karantinë.

Mesazhi i Nik Gjeloshaj:

Kryeministri Dushko Markoviq, sot më kontaktoi për të ofruar mbështëtje dhe përcjellë mesazhin se Qeveria e Malit të Zi dhe ai janë personalisht me Komunën e Tuzit dhe të gjithë qytetarët e saj në këto rrethana të vështira.

Qeveria e Malit të Zi do të vendosë të gjitha kapacitetet esaj në emër të qytetarëve të Tuzit.

Në emër të banorëve të Malësisë, falenderojë presidentin shqiptar, z.Ilir Meta, i cili  pak më parë më mori në telefon për të na shprehur solidaritetin dhe përkrahjen , në këto çaste të vështira që po I kalojmë .Zoti Meta uron që Malësia të dalë nga kjo situatë sa me më pak pasoja , me shpresë se do të arrijmë së bashku të tejkalojmë këtë të keqe që e kaploi krejt njerëzimin.