Presidenti Meta dekreton qeverinë ”Rama 3”

189
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar qeverinë ”Rama 3”. Kreu i shtetit ia ka nisur dekretet Kuvendit të Shqipërisë. Po ashtu vendimi i Presidentit vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i ktheu përgjigje në lidhje me verifikimin e ministrave, duke thënë se për asnjë nga 16 emrat e propozuar nga Edi Rama nuk ka të regjistruar ndonjë hetim penal nga prokuroritë e vendit.

Kabineti i ri qeveritar

Kryeministër-Edi Rama

Zëvendëskryeministri-Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën-Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes-Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë-Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme-Bledi Çuçi

Ministri i Financave-Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën-Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë-Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit-Evis Kushi

Ministri i Kulturës-Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë-Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit-Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali-ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali-ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi-ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi-ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet