Presidenti Meta dekreton ndryshimin e emrit të Urës Vajgurore në Dimal

203
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimin e emrit të bashkisë Ura Vajgurore në Dimal. Në arsyetimin e kreut të shtetit thuhet se ky ndryshim me emërtimin e lashtë i sjell identitet zonës.

“Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.

Ky ligj materializon vullnetin e popullsisë së zonës, pas një procesi të gjerë konsultimi me banorët e kësaj bashkie”, thuhet në deklaratën e Presidencës.