Presidenti Meta: Bëni kujdes maksimal në respektimin e ligjeve, 25 prilli po afron!

154
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar zyrtarët e shtetit që të bëjnë kujdes maksimal në respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Duke ju referuar kontratave koncesoneare që po miratohen ditët e fundit nga qeveria, Meta shprehet se pas zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të ketë asnjë justifikim për shkeljet e ligjit.

“25 prilli po afron! Paralajmëroj çdo zyrtar në Republikën e Shqipërisë: Të ketë KUJDES maksimal në respektimin e Kushtetutës dhe në respektimin e ligjit! Nesër nuk mund të thotë: “Më detyruan!” apo “Nuk e dija!”. 25 prilli po afron!”,- shprehet kreu i shtetit, Ilir Meta.