Presidenti Meta: 71% të punonjësve të administratës nuk do t’iu rritet paga, gjendja e tyre ekonomike do të përkeqësohet

222
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se, 71% të punonjësve të administratës nuk do iu rritet paga.

Meta thekson se gjendja ekonomike e punonjësve të administratës publike do të keqësohet, edhe për shkak të Covid-19.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Për 71% të punonjësve të administratës publike NUK DO KETË RRITJE TË PAGËS. Niveli i tyre i jetesës do PËRKEQËSOHET për shkak të kostove shtesë nga COVID-19.