Presidenti mesazh në Ditën e Poezisë: “Vrulli shpërthyes i vargjeve të Fan Nolit gjëmon, sa herë tirania bëhet e padurueshme”

184
Sigal

Presidenti Ilir Meta kujton Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e paharrueshme të Fan Nolit “Anës Lumenjve”.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se vrulli shpërthyes i vargjeve të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

Mesazhi i Metës:

“Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullmet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.
Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko. 🇦🇱