Presidenti Ilir Meta: Vlora është e kërcënuar nga një “tërmet” si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë

199
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mbrëmjen e sotme është i ftuar në një televizion lokal vlonjat, nga ku tha se do të qëndrojë në Vlorë deri më 26 prill sepse Vlora është e kërcënuar nga një “tërmet” si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë.

Skenari i Dibrës nuk është hipotetik por i faktuar. E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas të dhënave që kam këtu në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar që nuk do të tolerohet kurrë.

Ky grup kriminal i prekjes së votes drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Këtu nuk do ndodhë asnjë skenar si ai i Dibrës.

Mandatet e Vlorës nuk do ti shkojnë krimit të organizuar dhe as mafies së inceneratorëve.
Ju më pyesni pse Luan Rama takon qytetare me kapuçë në kokë në Vlorë sepse nëse do të jetë e vërtetë ky lajm besoj edhe Luani do të ishte me kapuç. Jam këtu për tju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhëtarët dhe jam këtu që të mos toleroj prekjen e votes nga askush.