Presidenti Ilir Meta takon Kryeministrin e Izraelit: “Një marrëdhënie unike mes popujve tanë”

449
Sigal

Presidenti Meta ndodhet prej dy ditësh në Paris në një vizitë zyrtare. Ditën e sotme Meta ka takuar Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ku shprehet se ishte kënaqësi të takonte Kryeministrin e Izraelit.

“Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen.” – shprehet Kreu i Shtetit Meta.