Presidenti Ilir Meta: Qeveria ka për detyrë të sigurojë vaksinat për të gjithë popullatën dhe të mos ta kthejë këtë shqetësim në një çështje elektorale

208
Sigal

Gjatë intervistës që po zhvillon mbrëmjene sotme Presidenti Ilir Meta solli në kujtesë dhe abuzimet e Kryeministrit siç ishte rasti i Teatrit Kombëtar i cili u shemb në mës të pandemisë, ku sipas Presidentit Meta, Kryeministrit tregoi që prioriteti i tij është babëzia dhe jo shëndëti i njerëzve.

“Qeveria ka për detyrë të sigurojë vaksinat për të gjithë popullatën dhe të mos ta kthejë këtë shqetësim në një çështje elektorale.”,- thotë më tej Kreu i Shtetit teksa fokusohet dhe te procesi i vaksinimit të cilin PS po e shndërron në një benefit elektoral.

“Për mua mbetet prioritet siguria e jetes dhe shëndeti i qytetarëve. Duhet të falënderoj dhe opozitën per qendrimin e mbajtur gjate kesaj periudhe edhe pse kryeministri i përqeshi tezat e saj por më vonë i përdori.”,- shprehet Presidenti Meta.