Presidenti Ilir Meta prezanton piktorin e preferuar Drini Sallaku

452
Sigal

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në aktivitetin kushtuar kësaj shtrese në nevojë. Presidenti Meta ka lartësuar edhe dhuntitë e shumë prej fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje, duke prezantuar një djalosh, me një talent të padiskutueshëm në pikturë, 21-vjeçar Drini Sallaku. Presidentit Ilir Meta: Shumë i lumtur të nisja ditën duke i uruar mirëseardhjen në Presidencë, Drini Sallakut, një student me aftësi ndryshe, por jashtëzakonisht i talentuar në pikturë. Së bashku me shokët e shoqet e tij, si dhe me mësues të Liceut Artistik “Jordan Misja”, ne patëm kënaqësinë të përuronim edhe ekspozitën e 11-të të Drinit me 20 piktura, i cili tashmë ndihet i mirëintegruar në klasën dhe shkollën e tij. Sot me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, mesazhi ynë i përbashkët është për më shumë përkujdesje, dashuri dhe socializim për të gjithë fëmijët me autizëm, të cilët e meritojnë të gjithë përkrahjen tonë për të zhvilluar aftësitë e tyre. Shoqëria shqiptare ka ende shumë nevojë për të rinj që shfaqin solidaritet dhe të cilët janë faktor i rëndësishëm për të sjellë ndryshimin e madh në kauzat sociale. Falënderim të veçantë për nënën e Drinit, Edlirën dhe për të gjitha nënat e mrekullueshme që kujdesen me shumë dashuri për rritjen dhe edukimin e fëmijëve me aftësi ndryshe.