Presidenti Ilir Meta: Populli i Beratit dhe i gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor

167
Sigal

Pas kapjes në flagrancë të një furgoni i cili do të shpërndante ndihma ushqimore në favor të votave në qytetin e Beratit, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, i bën thirrje SPAK-ut, Prokurorisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese që të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet.

“Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor! Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor.”,- shprehet Kreu i Shtetit më tej në reagimin e tij.

Reagimi i tij i plotë:

TURP! TURP! TURP!

Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!

U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!

Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor! Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor.