Presidenti Ilir Meta, pjesë e simpoziumit kushtuar shkrimtarit Sterjo Spasse

520
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ilir Meta ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, se është i nderuar që merr pjesë ditën e sotme në simpoziumin e organizuar nga Universiteti “Fan S.Noli” në Korçë, kushtuar shkrimtarit Sterjo Spasse.

Postimi i plotë i Presidenti Ilir Meta

Kënaqësi të marr pjesë sot në simpoziumin e organizuar nga Universiteti “Fan S.Noli” në Korçë dhe Shoqata Maqedone “Sonce”, kushtuar veprës dhe krijimtarisë së personalitetit të njohur dhe të veçantë të letrave shqipe, shkrimtarit dhe intelektualit të shquar, Sterjo Spasse.