Presidenti Ilir Meta pas takimit me Kryeministrin hungarez: Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, një mik i sinqertë i Shqipërisë

169
Sigal

Presidenti  Ilir Meta po zhvillon vizitë në shtetin e Hungarisë, ka ndër të tjera ka takuar edhe kryeministrin e vendit, Viktor Orban.

Kreu i shtetit shqiptar thekson se kryeministri hungarez Orban është një mik i sinqertë i Shqipërisë.

Mesazhi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta:

Përherë kënaqësi të takohem me Kryeministrin Orban, mik i sinqertë i Shqipërisë, të cilin e falenderoj për pritjen, si gjithmonë të veçantë.

Bisedë e hapur, e ngrohtë dhe produktive për shumë çështje me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve tanë dhe forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe historike, tradicionale dhe premtuese për të ardhmen