Presidenti Ilir Meta: Në Kushtetutë unë kam vënë zemrën dhe gjakun tim, nuk jam betuar thjeshtë me dorë.

237
Sigal

Në vazhdim të intervistës Presidenti Meta iu rikthye sërish temës së vaksinave ku tha se, “Vaksinimi i popullsisë nuk është çështje elektorale, qeveria ka për të detyrë t’i sigurojë ato, se me lekët e popullit shqiptar blihen. Qeveria ka për të detyrë të garantoje sigurinë e çdo doze, e cila duhet të jetë e certifikuar më standardet ndërkombëtare. E rëndësishme është siguria e çdo doze vaksine që po përdoret për popullin.”

“Kandidati i 17 i PS në listën e Qarkut të Tiranës duhet të ishte sot në burg, i përfshirë në aferën skandaloze të inceneratorëve. E kanë vendosur para edhe Pandeli Majkos se ai person është vendosur aty (17) për të blere zgjedhjet. Ata mund të censurojnë Nënkryetarin e LSI Petrit Vasilin, por jo Ilir Metën. Dhe Reformë në Drejtësi do të thotë se i 17-ti në listën e PS në Qarkun e Tiranës duhet të ishte në burg dhe jo të blente vota sot rrugëve. Por drejtësia do të bëhet për gjithçka shumë shpejt.”,- u shpreh Kreu i Shtetit.

 

Ndërsa duke folur për ndikimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë në zgjedhjet e 25 prillit, Presidenti Meta tha se, “Në këto zgjedhje ndikimi i ndërkombëtareve do të jetë zero.  Shqiptarët do vendosin vetë për fatin dhe të ardhmen e tyre.  Shqiptarët do shkojnë drejt kutive të votimit, se zgjedhjet e 25 prillit janë më të rëndësishme per 100 vitet që vijnë. Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. Në Kushtetutë unë kam vënë zemrën dhe gjakun tim, nuk jam betuar thjeshtë me dorë.”