Presidenti Ilir Meta: Kush prek votën do t’i pritet dora pa anestezi

344
Sigal

Presidenti Ilir Meta deklaroi në një emision televiziv se qytetarët duhet të kuptojnë rëndësinë që ka e vota.

Presidenti u shpreh se ka ardhur koha që Edi Ramën ta kthejmë në shtëpi. “Kërkoj nga çdo qytetar shqiptarë të tregojë respekt për veten dhe të besoj të vota. Erdhi koha t’ja kthejmë Edin, Lindës dhe Zahos, të cilëve ju mungon aq shumë. Duke ja kthyer Edin, familjes, ne i bëjmë një nder Lindës, por i bëjmë një ndër më të madh Shqipërisë”,- tha kreu i shtetit.

Lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, kreu i shtetit tha se kjo datë do të jetë një festë e demokracisë. “Jam i bindur se 25 prilli do të jetë një festë e madhe e demokracisë dhe besoj shume se askush nuk do dëshirojë të behet kurban i asaj feste”,- tha Meta.

Presidenti Meta u shpreh se zgjedhjet duhet t’u japin përgjigje çështjeve më emergjente që kanë sot shqiptarët. “Unë luftoj pikërisht për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë, për t’i dhënë fund një eksperimenti qe e çoi Shqipërinë vetëm në pikiatë. Në pikiatë të standardeve të Kushtetutës dhe të lirive civile dhe atyre ekonomike. Presidenti Meta: Ka një datë,  një shpresë, një dritë, ka një feste ‘restart’ i shtetit te se drejtës, demonstrimi i demokracisë në këto 100 vite që  do të vijnë. Esat Pasha mori aq shume para, por pasi u vra ‘fare mori? Esat Pasha është një shembull që nuk duhet harruar nga ata që punojnë kundër Shqipërisë”,- tha Meta.

“Kush prek votën do t’i pritet dora pa anestezi. Shqiptarët do shkojnë në mënyrë masive në 25 prill të votojnë.  Presidenti do të marrë të gjitha masat, që të votojnë në mënyrë të lirë. Nuk mund të bëhet më shaka më fatin e Shqipërisë. Do ketë prerje dore pa ‘anestezi’ për  të gjithë ata, që prekin votën. Në këtë histori 20 vjeçare kemi një komplot të qartë ndërkombëtar. Mos besoni Ju kurrë se e mori ai shoku juaj nga urat e Parisit se i tha dikush që duam një njeri nga shoqëria civile. Ishte një telefonatë që e solli këtë zotërinë nga sheshi i Parisit direkt Ministër”,- tha Kreu i Shtetit.