Presidenti Ilir Meta: Kemi besim tek Vendet Baltike për vendimin e 18 tetorit!

419
Sigal

Dje Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u prit nga kryeministri i Estonisë, Juri Ratas. Presidenti Meta shkruan: Një takim miqësor, mjaft i frytshëm dhe konstruktiv me Kryeministrin e Estonisë, z.Juri Ratas. Shqipëria dhe Estonia kanë mundësi të jashtëzakonshme për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera, veçanërisht bashkëpunimin ekonomiko-tregtar. Kryeministri Ratas më shprehu mirënjohjen për kontributin e vendit tonë në forcimin e sigurisë në rajonin e Baltikut, në kuadër të NATO-s, në misionin ushtarak në Letoninë fqinje. Shqipëria duhet të përfitojë nga modeli i shkëlqyer i E-Estonia në inovacion, start-up dhe e-services. Një fushë e bashkëpunimit është edhe ajo e sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike, ku përvoja e Estonisë do të jetë një mbështetje e shkëlqyer në kuadër të sfidave të përbashkëta që ndajmë si dy vende anëtare të NATO-s. E falënderova për mbështetjen konstante që Estonia ka dhënë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kemi besim tek Vendet Baltike për vendimin e 18 tetorit!