Presidenti Ilir Meta: Edi Rama është koka e gjithë aferave të inceneratorëve

226
Sigal

Në vazhdim të emisionit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se, Edi Rama është koka e gjithë aferave të inceneratorëve.

“Presidenti angazhohet në zgjedhje sepse në Shqipëri situata nuk është situatë normale. Kryeministri aktual ka bërë leckë Kushtetutën e miratuar në vitin 1998, me ligje antikushtetuese.  Kryeministri të heqi dorë nga manipulimi i zgjedhjeve, sepse skenari i vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak nuk do të ndodhë më. Në gjithë aferën e inceneratorëve, ka një seri veprash të rënda penale Koka e kësaj afere është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi.”,- tha më tej Presidenti Meta teksa fliste për inceneratorët.

“Unë kam vënë vetëm një bast, që në Shqipëri më 25 prill do të triumfoje vullneti i popullit shqiptar. Pavarësisht nga të gjitha presionet që po bëhen. Ai humb i vetëm, sepse ka ca ligje fizike që sa më shumë rritet presioni aq më shumë rritet reagimi.  Presidenti nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin nëse do ishim në një proces zgjedhor normal. Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Edi Rama ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm sa që u shndërrua dhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftoje në bashkëpunim dhe ‘agjentin  rus’. Vetëm të na e thotë nëse është apo jo ‘agjent i Rusise’. Raporti im me popullin e Shqipërisë është i shkëlqyer dhe raporti im me Kushtetutën është i shkëlqyer.”,- shprehet Kreu i Shtetit teksa flet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.