Presidenti Ilir Meta: Duhet dialog dhe zgjidhje e drejtë për banorët tek “Unaza”. Institucionet të tregojnë përgjegjshmëri

514
Sigal

Reagim i Presidentit Meta ndaj situatës së krijuar për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë: Dialog dhe zgjidhje të drejtë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re. Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat  të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive. Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të  mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi. Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.

Presidenti Meta takon ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar në Francë edhe me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian me të cilin ka ndarë çështje të rëndësishme. Presidenti Meta shkruan se ka biseduar për bashkëpunimin në rajonin e Mesdheut por thekson se Shqipëria mbështetet tek Franca për hapjen e negociatave me BE. “Kënaqësi e veçantë të bisedoja në Marsejë, me Ministrin e jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, jo vetëm për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut. Presim vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri dhe mbështetemi fort tek Franca për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian”, – shkruan Presidenti Meta.