Presidenti Ilir Meta dekoron xhevahirin e letërsisë shqipe

907
Sigal

Poeti Xhevahir Spahiu në ceremoninë e sotme është nderuar me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti i Rebublikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar sot me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, xhevahirin e letërsisë shqipe, Xhevahir Spahiu.Ky i fundit sot festonte dhe ditëlindjen e 75-të. Meta vlerësoi kontributin e poetit që guxoi t’i japë poezisë shqipe dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet.

“Me shumë kënaqësi dhe emocione të veçanta, pata sot nderin të vlerësoja në ditëlindjen e tij të 75-të me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, xhevahirin e letërsisë shqipe, Xhevahir Spahiu, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli që guxoi t’i japë poezisë shqipe dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet.
Nderim, mirënjohje dhe jetë të gjatë xhevahir i përjetshëm në panteonin e kulturës sonë kombëtare”, -shkruan Presidenti Meta  në një reagim të tij.