Presidenti i Republikës Ilir Meta: Më 25 prill do të triumfojë vullneti i popullit. Unë nuk jam për rotacion, por për përmbysje demokratike

258
Sigal

Presidenti Ilir Meta: Nuk jam për rotacion, por për përmbysje demokratike

Zero, zero zero ka mundësi Edi Rama për një mandat të tretë

Mbrëmë Presidenti Ilir Meta ishte I ftuarf në një emission televiziv, ku gjatë intervistës theksoi me të madhe, se kryeministri Rama është koka e mafies së inceneratorëve, dallohet  nga Edi Rama për ndëshkueshmërinë, çdo njeri që ka shkelur ligjin të shkojë në burg.Gjithashtu, Presidenti Meta pohoi se Raporti im me popullin e Shqipërisë është i shkëlqyer dhe raporti im me Kushtetutën është i shkëlqyer.

Më 25 prill do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar

Unë kam vënë vetëm një bast, që në Shqipëri më 25 prill do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar.  Pavarësisht nga të gjitha presionet që po bëhen. Ai humb i vetëm, sepse ka ca ligje fizike që sa më shumë rritet presioni aq më shumë rritet reagimi.  Presidenti nuk kishte arsye pse të ngrinte zërin nëse do ishim në një proces zgjedhor normal. Kryeministri të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të provokuar zgjedhjet. Jemi në këtë situatë prej zgjedhjeve të 2017 si dhe prej zgjedhjeve të Dibrës dhe të Shijakut. Edi Rama, ky pro amerikan kaq i jashtëzakonshëm, sa që u shndërruar dhe në gruan e Bilalit për një foto, tani le të ftojë në bashkëpunim dhe “agjentin  rus”. Vetëm të na e thotë nëse është apo jo “agjent i Rusisë”. Unë  dallohem nga Edi Rama për ndëshkueshmërinë, çdo njeri që ka shkelur ligjin të shkojë në burg.

 Zbrazja e buxhetit për të paguar Beçhetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve. Është një grabitje e të ardhurave buxhetore

Raporti im me popullin e Shqipërisë është i shkëlqyer

Raporti im me popullin e Shqipërisë është i shkëlqyer dhe raporti im me Kushtetutën është i shkëlqyer. Jam për referendum. Jam për të zgjedhur kandidatët vajza dhe djem me integritet, që do punojnë për këtë vend. Nuk shoh asnjë shans për mandat të 3 të Edi Ramës.

Edi Rama është koka e gjithë afereve të ineciatorëve

Presidenti angazhohet në zgjedhje, sepse në Shqipëri situata nuk është situatë normale.  Kryeministri aktual ka bërë leckë Kushtetutën e miratuar në vitin 1998, me ligje antikushtetuese. Kryeministri të heq dorë nga manipulimi i zgjedhjet, skenari i vjedhjeve të zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak nuk do të ndodhë më. Në gjithë aferën e inceneratorëve, ka një seri veprash të rënda penale  Koka e kësaj afere është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Edi Rama është koka e gjithë afereve të ineciatorëve.

Unë kam vënë vetëm një bast, që në Shqipëri më 25 prill do të triumfojë vullneti i popullit shqiptar.  Pavarësisht nga të gjitha presionet që po bëhen

Lefter Koka pjesë e mafies së inceneratorëve, kërcënon anëtarët e LSI-së

Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anëtarë të mafies së inceneratoreve që bëjnë presione në Durrës:

Lefter Koka

Arben Seferi

Arbër Shtylla

Juri Meraj

Skerdi Bello

Arbër Koka.

 Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë “dashnorët e drejtësisë” se mafia e inceneratorëve, anëtarët e së cilës janë sot kandidatë të Rilindjes në Durrës, po kërcënojnë djemtë dhe vajzat e Durrësit. Në krye qendron ish ministri i LSI, që sot kandidon për Rilindjen. Këta mafiozë, po bëjnë fushatë në Durrës me paratë e inceneratorëve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me Lefter Kokën i kam ndërprerë marrëdhëniet personalisht për shkak të moralit të tij të ulët politik e njerëzor, disa muaj para ndërprerjes së mandateve. Anëtar i mafies së inceneratorëve është edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 në Tiranë, i vendosur në këtë pozicion për të blerë votat.

Raporti im me popullin e Shqipërisë është i shkëlqyer dhe raporti im me Kushtetutën është i shkëlqyer. Jam për referendum

Do të jem në Vlorë, gjatë procesit të numërimit  të votave

Do të jem në Vlorë, që mos të ndodhi ‘tërmeti’. Do të jem në Vlorë,  që mos të vidhet asnjë votë e qytetarëve. Do të jem në Vlorë, që Kryetari i Bashkisë së Vlorës të bëjë detyrën e tij dhe mos të pengohet në detyrën e tij. Do të jem në Vlorë, që mafia e ‘Astirit’ me Afrim Qendron të mos shantazhojë qytetarët për votat.

Ramës i thashë se partneri më serioz më doli Sali Berisha!

Te dhoma e luleve në kryeministri para 4-5 vjetësh, që bënte këto lojërat ky për reformën, ai me Gramozin dhe unë me Vasilin dhe i fola pak rëndë. Dhe i them, dëgjo këtu Edi Rama, më çmendët të gjithë se është fatkeqësi për këtë vend që kam bërë marrëveshje dhe pas 27 vjetësh më seriozi më ka dalë Sali Berisha, sepse vendi duhej të kishte prodhuar politikan të rinj.

 

Ramën e ftoj të bëjmë kontroll për shëndetin mendor

Presidenti Ilir Meta: Jam i gatshëm që në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat.

– A ju duken normale që kryeministri dhe presidenti akuzojnë njëri-tjetrin?

-Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit. Kartela e tij mjekesore është publike. E ftoj te bejmë te dy nje kontroll mjekesor per shendetin mendor dhe perdorimin e drogës. Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Ka dhe Çimkë Selamin aty afër.

Zero, zero zero ka mundësi Edi Rama për një mandat të tretë

Zero, zero zero ka mundësi Edi Rama për një mandat të tretë dhe për këtë më bind vetë paniku që ka Edi Rama. Individi, që ka besim që është në një situatë favorizuese, nuk bënë kurrë veprime të tilla, të cilat sjellin efekt të kundërt. Ne kemi qenë në 1994 dëshmitar të referendumit që e bëri zoti Berisha, që i kishte të gjitha pushtetet dhe donte t’i legalizonte pushtetet e tij. Entuziazmi, që ishte në atë kohë nëpër mitingje ne i mbajmë mend shumë mirë dhe në fund Berisha humbi, sepse presioni nuk mund të jetë mjet i demokracisë.

Në gjithë aferën e inceneratorëve, ka një seri veprash të rënda penale  Koka e kësaj afere është Edi Rama dhe Engjëll Agaçi

Do t’i var unë të gjithë ata që do t’i kap të cenojnë  procesin zgjedhor

Presidenti Ilir Meta: Populli me votë do sjellë drejtësi në këtë vend.

Gazetari: Keni frikë se do preket vota në 25 prill?

– Do ketë tentativa, ata kanë filluar tashmë, po uragani është i pandalshëm.

– Të gjitha partitë apo vetëm PS se thonë se edhe LSI është e përfshirë në këto blerje votash?

– Po patjetër ato vajzat e LSI…

– Rasti i Pukës…

Meta: Kush është se s’e di.

– Një zyrtar i lartë i LSI në Pukë u kap me fleta votimi dhe lekë në makinë.

– Ta varin në mes të Pukës siç do t’i var unë të gjithë ata që do i kap me këto gjëra.

– Kemi aderuar në KE ndalohet dënimi me vdekje.

– Leji këto budalliqet si ata që thanë ushtria kapi kullën e kontrollit lejini këto muhabete ai ka pushetin ka policinë t’i kapi ata që bëjnë grusht shteti.