Presidenti i Republikës Ilir Meta: Gjithmonë i kam shërbyer demokracisë dhe gjithmonë kam qenë mbrojtjës i Kushtetutës

234
Sigal

 Pushteti nuk ka qenë asnjëherë prioriteti im. Interesi i vetëm, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ramës i jap “10 me yll”, si manipulator për ndërkombëtarët

 

 S’kisha plan të bëhesha politikan. Kur futesh në valle, s’del dot

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në forumin “Biseda për tranzicionin”, ku ka zbuluar histori nga e kaluara e tij dhe qëllimet për t’u shkëputur nga politika dhe të formohej si ekonomist, apo akademik. “Më ’93, ishte populli i Skraparit i vetmi që votoi majtas. Më ndihmoi të bëhem më popullor, dhe më pas me burgosjen e Fatos Nanos, u bëra nënkryetar i PS-së, kjo më dha më shumë fizibilitet, dhe mundësi për të qenë më aktiv.” Presidenti Meta ka treguar se kontrata që kishte bërë me PS-në në atë kohë ishte se do të dilte nga politika, dhe kishte bërë katër herë kërkesë për dalje, gjë e cila nuk i ishte aprovuar. Presidenti Meta: “Ajo që dua të bëj me dije, s’kam pasur ndërmend të bëhem politikan apo President. Qëllimi im ishte të ecja më tej me formimin si ekonomist, formimin akademik madje edhe një përpjekje pas ’92, kur u bëra dhe deputeti më i ri, bëra përpjekje për t’u larguar. Dhe kjo ishte kontrata ime me PS-në, pasi nuk pranonte njeri të kandidonte aty. Kisha qëllim të bëja shkollën, por kur hyn në valle, s’del dot më. Dhe ja ku jemi. Presidenti Meta: “Nuk kam pasur në plan të bëhem politikan. Qëllimi im ka qenë të ecja me tej në fushën time si ekonomist, si akademik. Por u futa në politikë, sepse atëherë kur unë u zgjodha si deputet, isha deputeti më i ri në atë kohë, vetëm 22 vjeç, bëra katër herë kërkesë, që të dilja nga politika. Kjo ishte kontrata që kisha bërë edhe me PS-në, që do dilja nga politika. Por si i thonë asaj fjale, hedh dy lekë sa futesh në valle dhe më pas hidh sa të duash e nuk del dot. Tek unë gjithmonë ka prevaluar atdhedashuria dhe burimi i tensioneve vjen pasi unë ndjej që kërcënohen interesat kombëtare, interesat publike. Gjatë pandemisë Presidenti bëri çdo gjë për të qetësuar situatën. Ndodhi që kur u krijua ideja se po ngrohet koha dhe situata po përmirësohet, u hodh në erë Teatri Kombëtar. Ka një vullnet për të krijuar një konflikt artificial për të kapur më tej institucionet.”

Presidenti Meta akuzon Ramën: “10 me yll” si manipulator për ndërkombëtarët

“Duke qenë nga Skrapari, dhe i lidhur me një familje i lidhur me luftën. E ndjeva pak si cënim të asaj krenarisë të historisë e kështu me radhë. Kam qenë i bindur se të gjithë ikin në një anë, s’ka demokraci. Jam mësuar të zgjedh më të vështirën, kurrë më të lehtë. Nuk do i duhesha as vendit. Kam qenë një kryeministër i suksesshëm po ta shohësh me parametrat e sotëm. E kam marrë drejtimin në një kohë të vështirë, kur ishte PS në krizë. Së dyti, kam pasur një opozitë të paparë me në krye Profesor Doktor Sali Berishën. Nuk ishte e lehtë. Institucionet ishin tepër të brishta pas ’97. Dhe gjendja ekonomiko-financiare ishte shumë e vështirë. Unë u rizgjodha, por më pas ishte një ritëm i jashtëzakonshëm reformash, që vështirë kanë ndodhur më parë, ndoshta në 2005-2006.  Çdo situatë ka pasur kënaqësitë e saj. Situatën më të jashtëzakonshme e kam kaluar më 1998-1999, kur organizoja operacionet humanitare, kur vinin shqiptarët nga Kosova gjatë luftës. As vetë nuk e di si e përballuam. Por i mbijetuam falë solidaritetit të Kukësit e Hasit. Përballuam një krizë humanitare. Kam kuptuar që nuk ka situatë të vështirë. Ne nga Skrapari themi kur ka situatë të vështirë, malet tona më të larta. Por sërish ne themi malet tona edhe më të larta. Kam qenë në fakultetin e Ekonomisë, vitin e ll apo lll. Jam zgjedhur sekretar i lëvizjes. Në atë peridudhë bëmë disa debate. Më 8 dhjetor nuk isha aty, pasi ishin studentët në konvikte. Më pas ishim të gjithë aty, dhe kur po zgjidheshin përfaqësuesit për takimin me Ramiz Alinë, më zgjodhën një nga tre përfaqësuesit nga Ekonomiku. Më zgjodhi politika mua. Ajo që mbaj mend është që i thoja Spiro Dedes, i thoja që kam në hall, jam deputet dhe doja të më hiqnin imunitetin. Më tha çfarë do të bëhesh, politikan, pedagog apo ekonomist. Po, i thashë të dyja. Nëse do politikan më tha, nuk duhet të ikësh, pasi ato që do mësosh këtu tani, nuk ke për t’i mësuar në asnjë universitet të botës.”

 

Presidenti  Meta: Qeveria po kap të gjitha institucionet

“Jemi në një situatë ku kemi një parlament njëpartiak, një qeveri që kontrollon parlamentin dhe një parlament që miraton ligje preferenciale, jashtë çdo standardi kushtetues, madje në shkelje të Kushtetutës dhe në cenim të interesit publik. Unë jam Presidenti në situatën më të vështirë që ka pasur Shqipëria. Që nga viti 2008, kur u bënë ndryshimet skandaloze në Kushtetutë e në vazhdimësi, qëllimisht janë dobësuar themelet e shtetit të së drejtës. Unë kam bërë gjithmonë çdo gjë për të shmangur konflikte, jo për t’i bërë ato. Marrim rastin e Reformës në Drejtësi, e cila u bë vetëm me insistimin tim të jashtëzakonshëm. Shumë aktorë të tjerë politikë bënin lojëra për ta bllokuar. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar prej kohësh që të mos arrihet këtu. U bënë katër vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe kjo i intereson vetëm sjelljes arbitrare të qeverisë për të qenë e pakontrolluar. Qëllimi ka qenë dhe mbetet një, kapja e Gjykatës Kushtetuese. Ka një përpjekje të qeverisë për të kapur Gjykatën e Lartë, dhe përmes saj edhe 1/3 e Gjykatës Kushtetuese, me vendimin për të hequr betimin e gjyqtarëve te Presidenti. Presidenti ka qenë dhe është gjithmonë në anën e duhur. Presidenti ndonjëherë rrit tonet, kur institucionet nuk funksionojnë. Unë e thërras popullin më 2 mars për t’i thënë se problemi është për ta.”