Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, mbërrin nesër në Tiranë, do marrë pjesë në seancën plenare

548
Sigal

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli mbërrin nesër në Tiranë.

Sassoli do takohet me Ruçin në orën 14:45 në Kuvend.

David Sassoli nesër do të marrë pjesë në seancën plenare.

 

Nesër, ditën e hënë, më datë 3 shkurt, në orën 14:45, në sallën e seancave plenare, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, do të presë Presidentin e Parlamentit Europian, z. David Maria Sassoli. Ftohet media ta ndjeke dhe pasqyroje këtë takim me lidhje direkte.

Pas takimit, në orën 15:15, Presidenti Sassoli do të përshëndesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.