Presidenti Bujar Nishani uron të gjithë shqiptarët për Ditën Kombëtare të Nënë Terezës

409
Sigal

 

 

Kreu i Shtetit Bujar Nishani uron të gjithë
shqiptarët për Ditën Kombëtare të Nënë Terezës, e shpallur nga Papa si “Shën
Tereza e Kalkutës”.


Nishani: Dita e sotme për ne shënon një kremtim sa të rrallë, aq edhe të
papërsëritshëm: Ditën Kombëtare të Nënë Terezës, e cila plot trembëdhjetë vjet
më parë, në saje të kontributeve dhe veprave të saj mrekullibërëse të
bamirësisë ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve në nevojë në mbarë
rruzullin, u lumturua dhe u quajt ‘Tereza e Bekuar e Kalkutës’ nga Papa Gjon
Pali II.


Nishani thekson se kjo ditë 
e shënuar lumturimi, këtë vit vjen edhe me shpalljen Kardinal të Ernest
Troshanit.


Nishani: Kjo Ditë e shënuar Lumturimi, por edhe festimi e përkujtimi i
përbashkët që i bëjnë shqiptarët kudo ku ndodhen, pavarësisht se cilës fe mund
t’i përkasim, sidomos tani pas shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator 2016
nga Papa Françesku, si dhe shpalljes Kardinal të Hirësisë së Tij Ernest
Troshanit disa ditë më parë, na frymëzon të përulemi me respekt e përdëllim jo
vetëm ndaj jetës e veprës së paharruar të Shenjtores sonë, por gjithashtu na
mbush me ndjenjën legjitime të krenarisë më sublime mbarëkombëtare.