‘Presidenti’/ Berisha: Farsë e turpshme e Ramës me pseudo-opozitarët

73
Sigal

Nga Berati ku zhvilloi takimin me demokratët, në vijim të turit në kuadër të zgjedhjes së kryetarit të PD, lideri historik Sali Berisha e quajti farsë procesin e zgjedhjes së Presidentit. 

22 maji, tha Berisha, do të jetë dita e kontrastit mes demokratëve që do të votojnë për kryetarin e ri të PD dhe farsës me zgjedhjen e Presidentit, mes Edi Ramës dhe pseudo-opozitarëve.

“Ftoj çdo demokrat dhe demokrate të qarkut të Beratit, ditën e diel të merrni pjesë në procesin e votimit për kryetarin e PD, të votoni të lirë, të votoni të lirë në ndërgjegjen tuaj. Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra dhe gra, djem e vajza me ideale të larta fisnike dhe farsës së turpshme që po zhvillon Edi Rama me pseudo-opozitarët me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës, i cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë, por me një procedurë dinjitoze siç parashikon Kushtetuta e vendit”, tha Berisha.