President i ri i vendit Ilir Meta, nesër zgjidhet kryetari dhe zëvendëskryetari i LSI-së

455
Pas një vendimi të marrë pak ditë më parë nga mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër, në orën 16:30, do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë.
“Pas vendimit të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nesër, datë 3 maj 2017, ora 16:30, do të mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së për të zgjedhur Kryetarin e ri të partisë.
Konventën do ta hapë Ministrja për Integrimin Evropian, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Tiranës. Konventën e LSI-së do ta përshëndes edhe Kryetari Kuvendit z. Ilir Meta pas fjalës së hapjes nga znj. Gjosha.
Në konventë do të mbajnë fjalë përshëndetës edhe Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi etj.
Konventa pritet të shqyrtojë nesër dy propozimet e Komitetit Drejtues Kombëtar për zgjedhjen e Petrit Vasilit si Kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe znj. Monika Kryemadhi si zëvendëskryetare të LSI-së. Aktiviteti zhvillohet tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi” me regji qendrore. Ftohet media të jetë e pranishme”, citohet në njoftimin e LSI-së.
Sigal