Presidenca: Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike

342
Sigal

Këshilltari i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka reaguar me një status të fortë kundrejt një shkrimi në të cilën përmendej Kreu i Shtetit.

Blushi i cilëson sajesa ordinere mediatike dhe autorin në shërbim të UDB-së.

“Një fëlliqësirë mediatike në shërbim të kahmotshëm të UDB-së, mashtron opinionin publik duke shpikur këshilltarë të Presidentit që nuk ekzistojnë, që gjoja sipas tij kanë bërë publikimin e papërshtatshëm të poezive të poetëve të dënuar në komunizëm për fjalën e lirë. Mjerim për këdo që përzgjedh llumin e llumit të UDB-së për sajesa ordinere mediatike! Kush vjell helm, nga helmi mbytet!”, shkruan Blushi.

Blushi Fb