Presidenca e paralajmëroi fill pas votimit dhe ashtu ndodh! “Opozita e re” nis pushimet qyl me avion privat

281
Sigal

Ashtu siç e kishte paralajmëruar dhe Presidenca, ashtu vërtet ndodhi. Me eurot që opozitarët e rinj siguruan në xhepat e tyre për shkarkimin e presidentit Meta në Parlament, tani nisen për pushime luksoze në një jet privat.

Përmes një fotoje të publikuar nga vetë ata në rrjetin social, shihet qartë se tre deputetët e “opozitës së re”, Klajdi Qama, Halit Valteri dhe Ylli Shehu po nisen për një udhëtim me avion privat!