Premtimi i kryetares së LRI-së për Ilir Metën: Do luftojmë dhëmb për dhëmbë për ëndrrën tënde

460
E përcaktuar e 3-ta në listën e kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Tiranës, kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi i ka dedikuar një falenderim publik, Ilir Metës.
“Faleminderit Ilir Meta, lideri dhe mikut më të mirë i të rinjve për besimin, mundësinë e kandidimit dhe shansin që më ofrove mua dhe të rinjve të LRI për të shkruar historinë e të ardhmes së brezit tonë”, – shkruan Kërpaçi, në një reagim të saj në “Facebook”.

Por në cilësinë e kryetares së LRI-së, ajo i ka bërë edhe një premtim Ilir Metës: “Do luftojmë dhëmbë për dhëmbë, derisa Shqipëria jonë modeste të jetë vendi i ëndrrës evropiane, asaj ëndrrë që krijoi LSI në 2004, ku ata që do jetojnë këtu, të kenë begati e krenari për vendin e shqiponjës dykrenare”, – shkruan ndër të tjera Kërpaçi.


Sigal