Premtimet e PS për vendet e punës, ironizon Blushi: “Vëllazëria e Vesit” punësoi vetëm 20 banditë

530
Deputeti Ben Blushi, njëherësh kreu i LIBRA-s ka ironizuar Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste për premtimin e 220 mijë vendeve të punës.
Me anë të një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Blushi e cilësoi këtë takim, si ‘kongresin e papunësisë’, ndërsa shtoi se në një kohë kur PS premtoi 300 mijë vende pune, dëboi 300 mijë shqiptarë nga vendi.

Nga ana tjetër Blushi theksoi se në katër vjet, Vëllazëria e Vesit, apo ndryshe Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe nja 20 të tjerë nëpër bashki.

MESAZHI I BLUSHIT
KONGRESI I PAPUNËSISË
Të shohësh se si premtojnë 220 mijë vende pune pasi premtuan 300 mijë në mandatin e parë dhe zbuan nga Shqipëria 300 mijë emigrantë të papunë, është për të qarë e për të qeshur. Në katër vjet, Vëllazëria e Vesit, apo ndryshe Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe nja 20 të tjerë nëpër bashki. Të besosh se kta mund të punësojnë 220 mije shqiptarë është njëlloj si të besosh se pas katër vitesh do kenë futur në punë gjysmën e Maqedonisë, pasi shqiptarët e Shqipërisë do ja kenë mbathur nëse kta vijnë prapë në pushtet!
Sigal