Prandaj njeriu duhet të jetë i përgjegjshëm

627
Sigal

PROF. DR. ARBEN MALAJ

Rama duhet ti kërkoj Ramushit ndjesë publike për atë padi inatçore. Kur e mori vesh Rama se Ramushi dhe familja e tij ka dhënë gjak dhe kanë vendosur gurë të rëndë në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ja pse vëllai nuk e hedh në gjyq vëllain. Ja pse një vëllai i “madh” nuk nxit sherret midis vëllezërve. Këto janë prova që Rama do të le gjurmë në historinë e shtetit shqiptarë si kryeministri që nxiti përçarjen midis lidershipit politik të Kosovës. Është kryeministri që kurrë nuk bëri politikë kombëtare por bëri thjeshtë politikë personale me lidershipin e Kosovës, të cilin e votën dhe e përzgjedh populli i Kosovës. Rama përkëdhelte këdo që i pëlqente interesave të tij personale dhe u mbyllte telefonat dhe dyert e bashkëpunimit liderve politike të përzgjedhur me votë nga populli i Kosovës që nuk i kënaqnin shijet apo interesat e tij personale. Politika nuk është pikturë me tipare zhgaravinash, por arti i të pamundurës. Rama kurrë nuk bëri të pamundurën për ta lehtësuar bashkëpunimin e liderve politikë të Kosovës për sfidat e vështira të Kosovës dhe kombit shqiptar. Për Ramën gjithmonë fasada dhe marketingu mediatik personal ka qënë thelbi i angazhimeve të tij. Shikoni dekoret impresionuese të takimeve dypalshe të dy qeverive dhe shikoni zvarritjet pa fund dhe dështimet për thellimin dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën. Mundësinë që të jep posti i kryeministrit të vendit për ti shërbyer Kombit tëndë e fitojnë shumë pak individë, fatkeqësisht shumë prej tyre dështojnë në mënyrë të turpshme sepse bien viktimë e pushteteve absolute që i rrethojnë dhe i korruptojnë. Kosova meriton mbështetjen e të gjithë faktorëve shoqërorë dhe politikë shqiptare, pa kërkuar rolin e vëllait të madh, pa ju minimizuar dhe cënuar të drejtën e përfaqësimit të tyre të drejtpërdrejtë në çdo aktivitet ndërkombëtarë, në çdo takim dhe në çdo tavolinë ku diskutohet dhe merren vendimet e përbashkëta për të ardhmen e saj.