Prag proteste, Berisha tregon çdo ndodhë nesër: Në shesh do vërshojnë…

460
Opozita zhvillon paraditn e 13 majit protestën e paralajmëruar disa ditë më parë. Qytetarë nga mbarë vendi, por edhe nga diaspora, pritet që t’i bashkohen këtij marshimi. Ish¬kryeministri Sali Berisha shkruan në rrjetin social “Facebook” se nesër në protestë do të vërshojnë mbi 500 mijë shqiptarë, mbështetës të votës së lirë.
“Album nga Çadra e Lirisë, drejt së cilës nesër vërshojnë mbi 500 mijë shqiptarë për voten e lirë dhe kundër varrmihësit të pluralizmit, Edvin Kristaq Rama! sb”, shkruan Berisha, teksa pulbikon disa foto nga qëndrimi i protestuesve në çadrën e lirisë.

Një ditë më parë Berisha paralajmëroi kryeministri Rama të mos krijojë përçarje mes veriorëve dhe jugorëve, pasi janë në gjendje për gjysmë ore t’i tregojnë vendin.
“Çadra do të të duket Everest”, tha dje Berisha nga çadra.
Sigal