Politikanët e korruptuar të japin llogari para drejtësisë

501
Fehmi Abdiu, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese në intervistën për gazetën “Telegraf”, shpreh opinionet e tij për reformën në drejtësi. Konstatimi i parë i zotit Abdiu, është se nga kjo reformnë deri tani mungon pjesëmarrja e akademikëve, e aktorëve që punojnë drejtpërdrejt në të gjithë piramidën e Gjyqësorit. Zoti Abdiu shpreh mendimin që kjo reformë duhet të garantojë Gjyqësorin nga ndikimi politik. KLD, pohon zoti Abdiu ka dështuar, por ajo duhet të jetë qeverisja e Gjyqësorit, ndaj duher reformuar. Përt ë siguruar pavarësinë e Gjyqësorit, duhet tëe bëhen ndryshime në Kushtetutë edhe për mënyrën sesi do të rekurtohen gjyqtarët. Gjyqtarët duhet të kontrollohen për vendimet që marrin dhe duhet të snaksionohet me ligj afatet e shqyrtimeve të çështjeve, e të mos jetë kjo në varësi të dëshirave të çdo gjyqtari. Zoti Abdiu shprehet se presidenti i zgjedhur me 71 vota, nuk mund të jetë kryetar i KLD, por duhet ndryshuar në Kushtetutë edhe zgjedhja e tij, madje, drejtpërdrejt me votën e popullit. 
– Zoti Abdiu, cili është vlerësimi juaj për punën e deritanishme të bërë për reformën në drejtësi?
– Problematikat e reformës në fushën e drejtësisë janë dimensionale. Është pozitiv fakti që është krijuar një klimë dhe në opinion mbarëshoqëror që vlerëson se drejtësia, si një pushtet, është i sëmur dhe duhet shëruar dhe ky shërim duhet bërë edhe nëpërmjet kësaj reforme në drejtësi, angazhimit të madh të opozitës për të bërë një reformë që ka nevojë të ndihmohet, të përmirësohet, të kualifikohet dhe pse jo të ndryshojë fytyrën e vet. Është pranuar me të drejtë nga maxhoranca parlamentare, se reforma duhet të jetë gjithpërfshirëse. 
– Ju e shikoni që deri tani kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse?
– Ditët e fundit kryeministri u shpreh se reformën do ta bëjnë ekspertët dhe se politika do bëjë përpjekje që do të qëndrojë larg reformës në drejtësi. Kjo reformë duhet thelluar, duhet përsosur, duhet të bëhet koncept, mentalitet gjithpërfshirës, dhe të jetë shumëplanëse në aspektet e drejtësisë, sepse kjo reformë nuk mund të bëhet thjesht, sepse disa qindra politikanë, apo juristë e pranojnë si gjë të tillë. 
– Çfarë duhen përmirësuar në këtë aspekt?
– Së pari, mendoj se puna e bërë deri tani nga Komisioni i Posaçëm, është një punë pozitive, por që duhet pasuruar, qoftë në drejtim të vlerësimeve pozitive, qoftë edhe në ndryshimin e shumë gjërave. 
– Konkretisht, çfarë duhet ndryshuar?
– Unë mendoj se në këtë drejtim, ka mangësi në aspekte të tilla: Ekspertë të fushave të drejtësisë, duhet të ndërgjegjësohen për të dhënë kontributet e tyre. E them këtë, sepse deri tani, çfarë është thënë, kanë qënë mjaft të përgjithshme dhe jo të detajuara, dhe jo shumë problematike. Së dyti, stafi akademik i institucioneve të drejtësisë, veçanërisht fakulteti juridik i UT, duhet të ishte aktivizuar më shumë. Unë mendoj që edhe stafi, anëtarët e organeve të rëndësishme të drejtësisë, duke filluar që nga Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, ato të Apelit, veçanërisht anëtarët e KLD, ekspertët dhe specialistët e Ministrisë së Drejtësisë, gjyqtarë të gjykatave të të gjitha shkallëve, prokurorë e avokatë nuk e kanë dhënë deri tani kontributin që duhet të jepnin për këtë reformë, sepse sa është thënë dhe shkruar deri tani, është mjaft pak. 
– Keni ndjesinë që këta specialistë që ju përmendët, nuk janë përfshirë, apo nuk duan që të jepnin kontributin e tyre në reformën e drejtësisë?
– Ata kanë preferuar pozicionin e të qëndruarit në hije. Kjo mund të ketë shumë arësye, por unë them, se ata duke dashur të ruajnë statusin e tyre, që kanë sipas Kushtetutës dhe ligjit, mund dhe duhet domosdo gjatë kësaj periudhe të japin kontribute më të mëdha me mendimet e vleshme, që kanë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë, legjislacionin, organizimin, kompetencat, etj. Së dyti, problematikat që ka drejtësia janë të shumta. 
– Sa i drejtë është mendimi, që lufta kundër korrupsionit do ta shërojë drejtësinë?
– Nuk është vetëm lufta kundër korrupsionit ajo që mendohet se do ta shërojë drejtësinë, e cila duhet parë e trajtuar si një dukuri shumë e rrezikshme, dukuri e cila ekziston edhe në pushtetet e tjera, në politikë, në administratë, kudo që të shkosh, e ndesh. 
– Ju a shikoni vullnet politik, që të luftohet korrupsioni?
– Këtë vullnet politik, duhet ta vlerësojnë këta kategori e ekspertëve që përmenda. Vullnetin politik, që duhet të luftojë korrupsionin duhet ta përmirësojë legjislacioni që do të ndryshojë. Këtë vullnet politik, që duhet të luftojë korrupsionin duhet ta vlerësojnë më mirë KLD, që për mua, deri tani nuk e ka përmbushur funksionin dhe detyrat e veta, nëpërmjet kontrolleve, aq sa lejon Kushtetuta dhe Ligji. Vullnetin politik duhet ta ketë politika, e cila nuk duhet të mjaftohet me faktin që ta shikojë e vlerësojë drejtësinë vetëm në ato raste, që i jepen mendime, që i interesojnë njërit apo tjetrit grupim, por të jetë sa më larg drejtësisë. Politika duhet të pranojë, që subjektet e saj, si deputetë e të tjerë, të kenë po ato raporte me drejtësinë, siç i kanë edhe shtetasit e tjerë dhe të qëndrojë larg ndërhyrjeve te drejtësia. Politika t’i nënshtrohet hetimit dhe gjykimit për çdo rast që dyshohet se një segment, apo një person i saj kanë kryer një vepër penale.
– Cila reformë do të bëjë të mundur, që një gjykatës, një prokuror të zbatojë ligjin, por njëkohësisht, që karriera e tij të mos varet nga politika? 
– Përherë ka patur gjyqtarë e prokurorë të përgjegjshëm, që kanë përmbushur me korrektesë detyrat e tyre. Sot kërkojmë gjyqtarë të përgjegjshëm dhe të pavarur nga politika, gjyqtarë të kualifikuar, me integritet, moral. Nëse sot arrijmë që gjyqtarët e prokurorët arrijnë të përmbushin këto kritere, atëhere mund të arrihet ajo drejtësi e pakurruptuar.
– Si mund të ndërtohet një karrierë në gjyqësor mbi meritokracinë dhe jo në varësi të preferencave politike?
– Një nga aspektet që mund të synohet të evidentohet dhe të arrihet kjo, që është tregues i pavarësisë së gjyqësorit, do të ketë të bëjë me ndryshimet që duhet të bëhen në Kushtetutë, për mënyrën sesi do të rekrutohen gjyqtarët. Ka të bëjë me ndryshimet që duhet të bëhen me domosdo në lëgjislacion në ligjin për Ministrinë e Drejtësisë, në ligjin për KLD, në ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, ligje të cilat sot kanë probleme, duhen harmonizuar, sepse kanë edhe kontradikta, ligje të cilat janë jo të plota, që duhen detajuar me shumë aspekte dhe në shumë forma që kanë të bëjnë me mënyrën e rekurtimit, me mënyrën e vlerësimit, me mënyrën e ngritjes në përgjegjësi, me mënyrën e kontrollit, e shumë aspekte të tjera. Nëse do të arrihet një legjislacion qoftë në aspektin kushtetues, qoftë në aspektin e ligjeve organike të këtyre organeve dhe veçanërisht nëse arrihet që të përmbushen edhe kërkesa të tjera kushtetuese të përsoset legjislacioni penal, procedurial, civil, e administrative, me siguri do të arrihet të kufizohet maksimalisht edhe korrupsioni në drejtësi. Edhe pse gjithë këto ligje kanë problematika, e veçanërisht, përvoja e Gjykatës Kushtetuese dhe organeve që e implementojë atë, kanë synuar fort për një pavarësi të Gjyqësorit. Gjykata Kushtetuese ka kritikuar, ka debatuar për rastet kur ka konstatuar se janë prekur standartet e pavarësisë së Gjyqësorit. Por me sa reflektoj unë, këto synime për ta forcuar pavarësinë, janë keqkuptuar, keqintepretuar duke mos vlerësuar sa dhe si duhet komponentin tjetër shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me pavarësinë, edhe përgjegjshmërinë e Gjyqësorit. Nuk mund të ketë gjyqësor të pavarur, pa gjyqësor të përgjegjshëm. Gjyqësori duhet të jetë i pavarrur, por duhet të jetë edhe shumë i përgjegjshëm në veprimtarinë e vet, t’i nënshtrohet në çdo segment të vet kontrolleve rrigoroze, ligjore e kushtetuese. 
– Doni të thoni që gjyqtarët kanë “imunitet” ndaj çdo kontrolli?
-Sepse kam përshtypjen që është hequr dorë nga kontrolli i zbatimit dhe i dhënies së drejtësisë nga Gjyqësori. Kontrolli që duhet ushtruar në fushën e dhënies së drejtësisë, natyrisht, sipas standarteve që e lejon Kushtetuta, nëpërmjet ankimimit, protestimit të vendimeve, nëpërmjet kontrollit të vendimeve të formës së prerë, gjatë rishikimeve e në shumë aspekte të tjerë, duhet të bëhet medotë pune, e duhet të zbatohet rrigorizisht për të krijuar përshtypjen që çdo gjykatës, çdo prokuror, çdo punonjës i drejtësisë do të jetë edhe subjekt i kontrollit për çdo aspekt të veprimtarisë së vet. 
– Cili duhet të jetë mekanizmi i kontrollit të Gjyqësorit?
– Mekanizmi i kontrollit të Gjyqësorit do të ndryshojë nga ai i administratës në sektorë të tjerë. Do të bëhet ky kontroll nëpërmjet vleërsimit dhe shqyrtimit të çështjeve për çdo gjyqtar, për çështjet që ankimohen dhe që protestohen. Do të shikohet ky mekanizëm i kontrollit në vështrimin përsa i përket zbatimit të drejtë të ligjit, për zbatimin e afateve të arsyeshme të çështjeve, veçanërisht, luftës kundër burokracisë në dhënien e drejtësisë, ku konstatohen gjyqe që vazhdojnë pafundësisht me 10-15 vjet. 
– Duhen ndërtuar institucione të tjera dhe të kenë raporte të ndryshme nga këto të deritanishme?
– Po, unë mendoj se spekulimi me koncepte të vendosura nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, lidhur me afatet e arsyeshme për përfundimin e çështjeve, për kushtet tona, duhet luftuar me seriozitetin më të madh, sepse ne nuk duhet të lejojmë që vlerësimin për afatin e arsyeshëm për një çështje ta bëjë çdo gjyqtar dhe prokuror, sipas bindjes dhe vlerësimit të vet, por të vendosim kritere rigoroze, ose të përcaktojmë, si alternativë të vendosura me ligj, afate rigoroze për çdo grupim çështjesh që gjykon çdo gjyqtar. 
– Cili institucion do ta ketë këtë përgjegjësi? KLD? Ministria e Drejtësisë?
– Këtë përgjegjësi, në këtë periudhë, për ta diskutuar dhe debatuar për ta vendosur, do ta ketë komisioni që është ngritur për këtë reformë. Po qe se ai do ta përqafojë si ide, atëhere, në legjislacionet që kemi, në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin e Porcedurës Civile të vendosen afate, siç kanë qenë dikur. Mos kujtoni, që çdo gjë që ishte, ishte e keqe. Natysisht, sot nuk mund të vendosen afate shumë të shkurtëra, siç ishin, por edhe nuk mund të pranohet kjo praktikë, që ekziston, që vlerësimi i afateve, i gjërave për përfundimin e çështjeve, është lënë të shkojë pa kufi, sipas bindjes apo mentalitetit të gjyqtarit. 
– Cili duhet të jetë roli që duhet të ketë KLD, pas kësaj reforme?
– Sipas mendimit tim, KLD, kjo që ka funksionuar deri tani, nuk i ka përmbushur funksionet e veta. Ajo duhet të jetë qeveria e drejtësisë. Ajo duhet të merret me të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me drejtësinë, por sipas meje, të forcojë kontrollin dhe vlerësimin e punës së gjyqtarëve. Për mua, këtë detyrë KLD nuk e ka bërë, por shumë herë KLD është ingranuar edhe politikisht me problemet e ndryshme, shumë herë i ka zvarritur gjërat dhe ka zbehur përgjegjësinë e vet, shumë herë mbase ka qënë edhe e pazonja që të përmbushë funksionet. Por them që një KLD tjetër, me një fytyrë tjetër…
– Si?
– Me një përbërje tjetër, me një përgjegjshmëri tjetër, i duhet sistemit të drejtësisë. Sot ekzistojnë mendime të ndryshme, përsa i përket KLD. Në Shqipëri janë provuar disa formula për përbërjen e KLD dhe kanë dështuar. Janë ndryshuar sepse nuk janë konsideruar efiçente. 
– Mos vallë qëllimisht vepruan ashtu, (politikanët) sepse donin si ta kishin nën kontroll?
– Tani problemi është këtu, që veçanërisht, shumë ekspertë e lidhin funksionin, përbërjen e KLD edhe me rolin e kryetarit të shtetit si kryetari i KLD. Momenti që e dëmtoi juridikisht KLD, që ajo që u bë me ndryshimet kushtetuese të 2008, me mënyrën sesi zgjidhet Presidenti. Një president që zgjidhet, me ato ndryshime që u bënë në 2008, me 71 vota, sipas mendimit tim, nuk duhet të jetë edhe kryetar i KLD, por këmbëngul, që një president me 71 vota nuk mund të jetë as president i Shqipërisë. Është pjekur mendimi se në mënyrë të domosdoshme , ose duhet t’i rikthehemi formulës së mëparshme, siç ishte minimalisht, ose, pse jo, nuk është tabu, dhe tani që diskutohet shumë gjëra, që një president i zgjedhur nga populli, mund të jetë më i dobishëm, në krye të shtetit në Shqipëri, sepse zakonisht, presidentët, duke qënë produkt i politikës, i kanë patur shumë të vështirë, që edhe ata të qëndrojnë larg dhe mbi politikën. Pra, “A” duhet të jetë te rikthimi te formula e mëparshme, ose diskutimi për të gjetur, për të krijuar një president, që siç thotë Kushtetuta, të përfaqësojë unitetin e popullit. Sipas mendimit tim, ai standart kushtetues nuk mund të përfaqësohet nga një president që zgjidhet nga 71 vota. Prandaj, një president i zgjedhur ndryshe, në gjithë këto praktika zgjedhje presidentësh deri tani, kanë dëshmuar se një president i zgjedhur me votën e lirë të popullit mund të jetë shumë autoritar, shumë më i përgjegjshëm, shumë më dinjitoz në vendin e vet dhe inkurajoz, sepse do të jetë më lart kritika që i bën njëri grup, apo një tjetër. 
– Çfarë kompetenca te tjera, duhet të ketë KLD e re? 
-KLD e re duhet të mbetet thelb KLD e gjyqtarëve. Shumica ta kenë gjyqtarët.
– Cila duhet të jetë mënyra e zgjedhjes së KLD?
– Mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të KLD duhet ta ndryshojë ligji. Atje duhet të shkojnë personalitete që e kanë ushtruar drejtësinë, që janë shquar në ushtrimin e saj, që janë dalluar në përkushtrim, në korrektesë e ndershmëri, qëe njohin realisht drejtësinë dhe janë të zotë ta reformojnë atë në rastet e nevojshme për një aspect ose tjetër. Nuk mund të shkojnë anëtarë të KLD njerëz që rekomandojnë palët politike, njerëz që nuk kanë krijuar emër në drejtësi. Anëtarë të KLD duhet të jenë personalitete që i kanë dhënë drejtësisë.
– Duhet të jenë gjyqtarë që janë paralel edhe në gjykata të shkallëve të tjera?
– Ky problem është diskutuar gjatë, edhe sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe ka sot ka mbetur në fuqi, në thelb ideja se shumica e tyre duhet të jenë gjyqtarë. Duhet të jenë gjyqtarë, sepse largimi nga ky funksion, larg gjykimit, do t’i shkëputë ata nga problemet e përditshme që ka drejtësia. Ata mund të jetë gjyqtarë dhe duhet të jenë të tillë, të kenë ngarkesa ndryshe si gjyqtarë, sepse do të angazhohen në punë në KLD, por një pjesë e tyre mund të krijohet si mudnësi, si alternativë, që të jenë vetëm në KLD. Por shumica duhet të jenë gjyqtarë që ta njohin këtë punë.
– Duhet të jetë me një apo dy dhoma KLD?
– Ky është një problem tjetër. Sot është shtruar dhe shtrohet për diskutime. Unë mendoj se koncepti i dhomës duhet parë me kujdes sepse nuk janë dhoma që varen nga njera-tjetra, mundet të përfshihet brenda formulës së KLD edhe prokuroria, që deri tani ka funskionuar në marrëdhënie të veçanta midis Prokurorisë dhe Presidentit, por nëse, mendohen të bëhen operacione drastike, mudntë ketë një dhomë për Gjyqësorin, një dhomë për Prokurorinë, me idenë që të ketë në dorë të gjitha politikat e dhënies së drejtësisë. 
Sigal