Policia procedon kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për protestën tek “Unaza e Re”

492
Sigal

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kreun e PD, Lulzim Basha si dhe disa deputetë të tjerë të opozitës për protestën te “Unaza e Re”, në datën 23. Gjithashtu janë proceduar edhe deputetët demokratë Ervin Salianji e Klevis Balliu. Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë vendimin për masën e sigurisë, për banorët e Astirit, që protestuan përballë Parlamentit. I vetmi person që është lënë në burg, është Dorjan Protoduari. Për të arrestuarit e tjerë, është dhënë masa “detyrim paraqitje”. Deputetët e opozitës, kanë deklaruar se ky vendim është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama. Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 30 ditë Ilias Sketiraj, autorin e këpucës ndaj kryeministrit Edi Rama. Episodi ndodhi, më 22 nëntor, në Spitalin e Traumës ku kryeministri Edi Rama kishte shkuar për të parë gjendjen e polices së dëmtuar më rëndë, Ina Nuka por edhe të efektivëve të tjerë. Pasi doli nga spitali, Sketiraj bashkë me banorë të tjerë që kishin të afërmit në spital hodhën thirrje e akuza ndaj tij. Më pas Sketiraj qëlloi me këpucë në drejtim të kryeministrit.