Pojana : T’i japim fund njëherë e mirë abuzivitetit në qeverisje, mbi çdo gjë vjen Shqipëria !

152
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI Tiranë, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shprehet se duhet t’i japim fund njëherë e mirë abuzivitetit në qeverisje dhe se mbi çdo gjë vjen Shqipëria.

“Ka ardhur koha që ata që duan më shumë partinë se Shqipërinë të ZHDUKEN me rrënjë e me dhëmballë.” – shkruan Pojana në postimin e tij.


Postimi i tij i plotë:

Ti japim FUND njëherë e mirë ABUZIVITETIT në qeverisje!
Mbi çdo gjë vjen SHQIPËRIA!
Shqipëria ka nevojë për ndryshime rrënjësore në mënyrën si funksion politikbërja dhe vendimmarrja.
Prej 30 vitesh ne jemi në një situatë absurde ku ndryshojnë individët por sundon po i njëjti sistem, ku motoja kryesore është:
-‘Pushteti ka më shumë rëndësi se shteti’.
Ka ardhur koha që ata që duan më shumë partinë se Shqipërinë të ZHDUKEN me rrënjë e me dhëmballë.
Vitet e fundit ky fenomen ka cakur dimensione të panjohura më parë, PRANDAJ e thërret nevoja urgjente që ne sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të NDRYSHUAR këtë realitet fatkeq.
Koha ka ardhur!
Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë është më shumë se një frazë politike…
Është respekt për historinë dhe dëshmorët e kombit.
Është besim tek Zoti, tek vlerat e familjes, tek dashuria për të mirën.
Është vizion për të ardhmen europiane të një vendi që vuan nga keqmenaxhimi dhe jo nga pamundësia.
Është ëndrra e çdo atdhetari, në Shqipëri e në mërgim për të gdhirë e ngrysur ditët në tokën amë!