Pojana: Nuk ka karrige të përjetshme, por për ju fundi nuk do të jetë thjesht largimi!

100

Anëtari i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një statusi në Facebook duke iu drejtuar kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij duke i kujtuar se karrigia nuk është e përjetshme dhe se për ta fundi nuk do jetë thjesht largimi.

Në postimin e tij, Pojana shton se kryeministri Rama ka një faturë për të “paguar” dhe se do e “paguajë” përpara drejtësisë.

POSTIMI I PLOTË

Nuk ka karrige të përjetshme, por për ju fundi nuk do të jetë thjesht largimi!

Lojërat më të fundit të Edi Ramës dhe geishave të tij politike janë thjesht dhe vetëm, përpjekjet e fundit të një kaste monstruoze politike në largim.

Vota e lirë e tmerron diktaturën, prandaj sot nga këneta e qelbur politike ‘Rilindasit’ dhe shushunjat e tyre në parlamentin monist, po përpiqen të minojnë dhe marrëveshjen e arritur politike.

Kjo është dhe tabloja më e qartë për të gjithë ata që deri dje thonin se Edi është me ndërkombëtarët dhe se ndërkombëtarët janë me Edin.

Në fakt Edi është me pushtetin, është me oligarkët, është me krimin, është me korrupsionin, është me paligjshmërinë, është me një këmbë në burg.

Ndërsa ndërkombëtarët janë të qartë se Shqipëria dhe demokracia nuk negociohen dhe se e ardhmja e vendit tonë në unionin europian është një rrugë e cila nuk mund të mbahet më peng nga kjo palo mazhorancë!

Fundi është i pashmangshëm, këtë e ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër Edi Rama, por kryediktatori di edhe më shumë se kaq.
Ai di se ka një faturë të rëndë për të paguar dhe kjo faturë ka koston e shpagimit përpara drejtësisë.