Pojana: Mirënjohje për mjekët, policët dhe zjarrfikësit që sakrifikojnë për të mirën tonë

397
Sigal

Përmes një statusi në facebook, anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana falenderon dhe shpreh mirënjohjen për mjekët, policët, zjarrfikësit…, të cilët po tregojnë një kurajo të jashtëzakonshme në këto ditë të vështira.

“Për të mirën tonë të përbashkët ata luftojnë për ne, për jetën”,- shkruan Pojana.

Postimi i plotë i Pojanës:

Kjo është për TY… që po lufton për NE

FALEMINDERIT

Dikush atje jasht po lufton për NE, po lufton për JETËN!

Nën përparsen e bardhë të mjekut, nën uniformën blu të policit, nën xhupin e kuq të zjarrfikësit, nën kamuflazhin jeshil të ushtarakut gjenden sot heronjt tanë!

Njerëz të zakonshëm me kurajo të jashtzakonshme që duhet të sakrifikojnë për të mirën tonë të përbashkët!

Ata i mungojnë sot familjes së tyre që familja jonë e madhe #Shqipëri të jetë në duar të sigurta!

Fjalët nuk e përshkruajnë dot mirënjohjen tonë për Ju!

Zoti iu bekoftë!