“Po vrasim fëmijët me dorën tonë”/ Çollaku publikon mesazhin e punonjësit të fasonerisë

311
Sigal

Kreshnik Çollaku ka publikuar së fundmi një mesazh që i ka ardhur nga një punonjës fasonerie, i cili shpreh shqetësimin se çdo ditë fle me frikën se mund të infektohet nga COVID-19, pasi punon në një sallë ku ka 300 punonjës, pa asnjë mas mbrojtëse. Qyetari shprehet më tej se është i detyruar të ikë në punë, pasi në të kundërtën pushohet.

“Tmerri i punonjesve neper fasoneri. Punetoret ne fasoneri nen kercenimin e infektimit ,dhe bukes se gojes. Eshte e pakuptimte te mbash vendin ne shtetrrethim kur detyron grumbullime te tilla te detyruara. Eshte kriminale te vendosesh baballare ne kete pozite,ose infektimin ose buken e gojes. Aktivitete te tilla fasone e te ngjashem duhet te mbyllen me urgjence,cdo mase karantinimi behet e kote nese vazhdohet me kete marrezi…”, shprehet Çollaku.