“Po na diskriminon”, Rama debat live me kryebashkiakun e PD: Faji juaj

535
Kryeministri Edi Rama ka nisur konsultimet publike për buxhetin e vitit 2018. Nga qarku i Fierit ku ka prezantuar pikat kryesore të projektbuxhetit, kreu i qeverisë tha se përmes këtyre konsultimeve synohet që zërat e shpenzimeve të shkojnë aty ku është më e nevojshme.
Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Rama ka ndërhyrë edhe kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili i ka kërkuar kreut të qeverisë që të mos bëjë diferencime në dhënien e buxhetit, siç është bërë deri më tanim sipas tij.
Ai ka renditur një sërë kërkesash të rëndësishme siç i quan ai të cilat duhen zgjidhur me projektbuxhetin e vitit 2018.
“Më vjen mirë që u fol për qytetin e Fierit dhe dua ta shikoj sa më të bukur atë. Unë doja të shprehesha shqetësimin tim lidhur me financimin e projekteve në Mallakastër sepse janë diskriminuar nga qeveria juaj. Cilat janë defektet dhe kriteret që refuzohen projektet dhe nuk financohen. Por ju asnjëherë nuk na thoni defekte. Në bashkinë Mallakastër ka pasur një financim në shkollë, kanalizime dhe një në infrastrukturë. Më duhet të di nëse do të bëni investime për Mallakastrën apo jo? Mua më presin përgjigje edhe qytetarët, ata duan të dinë nëse do rehabilitohet si gjithë të tjerët. Por shoh që aty ky projekt nuk e gjen financimin, edhe pse ky qytet është sa të marrësh Tepelenën, Memaliajn, Këlcyrën dhe Përmetin bashkë”, u shpreh Kapllanaj.
Në përgjigje, kryeministri Rama mohoi të ketë patur diferencime në dhënien e buxhetit, ndërsa theksoi se projekti i këtij viti do të jetë ndryshe.
“Fondi nuk do jepet siç është dhënë deri tani, i financuar 100 nga qeveria, do ti kalojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe aplikimet do të bëhen nëpërmjet tij. Së pari një gjë është e sigurtë, nuk ka asnjë sens për të privilegjuar apo diskriminuar ndonjë bashki. Ky buxhet do të ketë ndryshim për menaxhimin e projekteve. Fondi nuk do jepet siç është dhënë deri tani, i financuar 100 nga qeveria, do ti kalojë fondit shqiptar të zhvillimit, dhe aplikimet do të bëhen nëpërmjet tij. dhe investimet do të bëhen bashkë. Pra bashkia do të vendosë një përqindje, 5, 10 apo 15”, tha kryeminsitri.
Sakaq, Rama theksoi se “ajo që është e papranueshme dhe që mund të quhet gabimi i Administruesve apo kryebashkiakëve, është se paratë e dhëna për investim i kanë bërë për rroga për punonjësit, të cilët janë të tepërt dhe nuk bëjnë punë”, sipas tij.
“Është e papranueshme që sot pushteti vendor ka shpenzime më të larta seç kishte kur ishte i ndarë në shumë komuna. Kjo tregon se në vend që ti çoni këto para për investime i keni çuar për rroga. Shpenzimet e njësive administrative janë të pa pranueshme. Paguhen punëtorë për të marrë pension kot, ndërkohë që nuk punojnë”, ka thënë kryeministri Rama.
Sigal