Plotfuqishmëri për Bushatin? Pas Moisiut, Meta thërret për konsultim Meidanin

585
Pas kërkesës që i dorëzoi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme që të jepej plotfuqishmëri për nisjen e negociatave me Greqinë, presidenti Ilir Meta ka bërë lëvizjen e radhës për konsultime me ish-krerët e shteteve.
Kështu, pasi takoi Nishanin dhe Bamir Topin, sot Meta priti në zyrën e tij ish-kreun e shtetit Alfred Moisiu, për t’u konsultuar për këtë çështje. Pak orë më vonë Meta priti në një takim Rexhep Meidanin.
‘BalkanWeb’ mëson se sot pasdite Meta do të takojë Berishën. Gjykata Kushtetuese vendosi që pa lejen e presidentit marrëveshja me shtetin fqinj, Greqinë nuk ka vlerë.
Kërkesa e Ministrisë së Jashtme mbërriti të martën në zyrën e presidentit, ku kërkohet plotfuqishmëria në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe të Shqipërisë dhe Greqisë.
Në rastin e kufirit detar, kriteret e dakordësuara janë ato të 12 miljeve dhe të vijës së mesit mes kufirit të të dy vendeve. Nga parimi i 12 miljeve përfitonin Shqipëria dhe Greqia bashkë dhe se matja do të niste nga ishujt grekë të banuar në vitin 1913.
Sigal