Platformë qeveritare, si fletërrufetë e komunizmit

626
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Kryeministri Rama, në çdo llogaridhënie me popullit, çdo ankese dhe problemi të qytetarëve, u jep një përgjigje standarde dhe të prerë: Ankohuni tek portali www.shqiperiaqeduam.al, dhe brenda një 10 ditëve do të jeni përgjigjen. Në rastet, që qytetarët i thonë në sy kryeministrit, që nuk kanë internet, nuk dinë të shkruajnë në platforma digjitale, por përgjigjen nga shteti, për hallet e tyre e duan në sy, kryeministri i këshillon qytetarët, që t’u luten, fëmijëve, nipërve, mbesave, sepse dhe ata, për 5 minuta, e adresojnë në platformën digjitale shqetësimin dhe hallin, që i ka zënë.

Madje, tashmë kryeministri Rama çdo javë mbledh koordinatorët platformës www.shqiperiaqeduam.al, për të shqyrtuar të gjitha ankesat dhe problemet, që adresojnë qytetarët. Dhe, çdo javë kryeministri jep edhe rezultatet e platformës digjitale qeverisëse: Janë adresuar mbi 10.000 ankesa nga qytetarët ndaj shtetit, administratës publike, dhe janë zgjidhur …vetëm 2.000. Kryeministri Rama, me këtë formë qeverisëse, de fakto ka rrëzuar administratën publike, shtetin dhe bashkëqeveris tashmë me platformën digjitale dhe koordinatorët, që e administrojnë platformën digjitale qeverisëse. Kryeministri Rama e pranon, de fakto që drejtorët, punonjësit e administratës janë (vetëm) ata që fajësohet për problemet që u kanë shkaktuar qytetarëve, por, njëkohësisht, janë edhe të paaftë, që t’u japin zgjidhje halleve. Ndërkohë, që këta drejtues, punonjës të administratës Publike i ka përzgjedhur vetë kryeministri. Kryeministri, vetëm nga ankesat në platformën digjitale, të shkarkon menjëherë, pavarësisht, se ligji i jep kompetencë ligjore institucioneve përkatëse të monitorojnë, verifikojnë ecurinë e punës dhe të shkarkojnë drejtues e punonjës të Administratës Publike. Ligji i Nëpunësit Civil dhe i Administratës Publike ( 2 nga kushtet e BE-së për marrjen e Statusit Kandidat), nuk i jep asnjë kompetencë ligjore dhe kushtetuese kryeministrit që të shkarkojë drejtorë dhe nëpunës të administratës publike. Vetëm sekretarët e partive në Komunizëm shkarkonin, persekutonin drejtues dhe intelektualë, ngaqë ishin mbi ligjin. Pse, kryeministri nuk publikon, cilat probleme u dha zgjidhje? Cilët janë drejtuesit që shkarkon nga platforma? Pse nuk u zgjidhën 7.000 ankesat e tjera? Janë anonime? Janë shpifje? Cilët janë? Sepse mos përgjigja dhe transparenca, se si bashkëqeveris kryeministri Rama me platformën digjitale, të kujton fletërrufetë e komunizmit, mekanizmin, ku Partia godiste dhe persekutonte intelektualët, drejtuesit, nëpërmjet thashethemeve, shpifjeve dhe anonimeve kolektive të fletërrufe-shkruesve…