Plarent Ndreca në MASR, “Sulltani i madhërishëm”

1070
Intervista e ish-ministres Mirela Karabina, për padinë që i ka bërë ish-Sekretari i Përgjithshëm i MASR 
Zonja Karabina, Plarent Ndreca, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ju ka paditur në gjykatë? Cili është thelbi i kësaj padie?
– Në fakt, kjo kërkesë-padi më ka surprizuar. Pse tani mbas kaq kohësh? E gjithë kërkesë –padia është mbi disa fakte, të cilat janë bërë prezent dhe në media, ku është denoncuar paligjshmëria në MASR, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës si Ministër i Arsimit. Të gjitha veprimet e listuara në kërkesë –padi janë të gjitha veprimet për të cilat shtetasit Plarent Ndeca, në fakt, i janë bërë kallëzime penale në Prokurori nga ministri për shkelje të ligjit. Duhet të ketë ndonjë arsye të fortë. Padinë e ka bërë për denigrim të figurës së tij sepse, sipas tij ne deklarata për shtyp paskam paraqit si fakte gjëra të paqena, dhe të gjitha veprimet administrative të ministrit, si autoriteti më i lartë kushtetues, paskan qenë të padrejta: -Kam kaluar kompetencat, paskam kaluar gjithçka në duar të ministrit. Nëpërmjet deklaratave për shtyp i paskam paraqit si fakte gjëra që nuk kanë qenë.

-Kallëzimin penal për shpërdorim detyre që i ka bërë ministri dhe kërkesës së DAP për lirimin nga detyra të tij nuk paskan qenë të rregullta. Me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit të datë 13. 06.2017 shtetasi Plarent Ndreca është pezulluar nga detyra dhe sipas Kallëzimin Penal të datës 12.06.2017 është në ndjekje penale për dyshime të arsyeshme në përfshirjen e tij në dëm të Maturës Shtetërore. -Paskam bërë me pa të drejtë pezullimin e tij sepse nuk paska qenë në kompetencat e ministrit. Ndërkohë që pezullimi është konform ligjit, Me Urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit të datë 13. 06.2017 shtetasi Plarent Ndreca ishte pezulluar nga detyra dhe sipas Kallëzimin Penal te datës 12.06.2017 ishte në ndjekje penale për dyshime të arsyeshme në përfshirjen e tij në dëm të Maturës Shtetërore. Ai ishte një person i pabesueshëm. 

-Kontratën me rojet e sigurisë që e ka kryer ai, duke mos qene autoritet kontraktues, Z.Ndreca e quan të rregullt dhe denoncimi i ministrit ka qenë i parregullt. Në kundërshtim me aktet ligjore, i pezulluar dhe i shfuqizuar nga ministri si autoritet kontraktor, shtetasi Plarent Ndreca ka firmosur më datë 27.06.2017 një Kontratë Shërbimit me një Kompani Kontraktore, duke krijuar situatë të paprecedentë në një institucion shtetëror. 

-Edhe për dëftesa për shkak të “Pezullimit të përkohshëm të procedurave të prokurimit publik, ai ka kërkuar miratimin e vijimit të procedurave të prokurimi për blerje shërbimi, printimi, pa dijeninë e ministrit dhe më datë 10.07.2017 ka firmosur një kontratë blerjeje “Shtypja dhe botimi i dëftesave, regjistrave dhe revistës Mësuesi” në shkelje flagrante duke mos qenë autoritet kontraktor. Këtë veprim Z. Ndreca e quan të drejtë, pra ai nuk pranoi asnjëherë as pezullimin e tij dhe shfuqizimin si autoritet kontraktues me urdhër ministri.

– Cila ishte marrëdhënia juaj me të gjatë kohës që ishit ministre e Arsimit dhe ai Sekretar i Përgjithshëm?
– Gjatë kësaj kohës së ushtrimit të detyrës së ministrit, kohë në të cilat kanë ndodhur veprimet e listuara në kërkesë-padinë, z. Ndreca jo vetëm që nuk ishte pjesë e zgjidhjes, sepse kishte detyrimin ligjor në zyrat e shtetit shqiptar të kryente detyrën e tij, por u bë pengesa e hekurt e paligjshmërisë institucionale, duke penguar në mënyrë të qëllimshme ministrin, stafin e tij, institucionin nëpërmjet poshtërimit të gjithë administratës së MASR. Mirë do ishte që ta kishte bërë kërkesë –padinë që atë kohë. Por, në atë kohë, z.Ndreca e kishte të thjeshtë të përdorte, në mënyrën më të padenjë të mundshme, duke poshtëruar dhe gjunjëzuar drejtorët e ministrisë së arsimit që të bëheshin dhe ata pjesë e një kallëzimi penal për ministrin. Dhe ata drejtorë, që në fakt nuk duhet të jenë sot në këto struktura drejtuese, dhe as pjesë e shërbimit civil si persona pa integritet, pa profesionalizëm dhe pa përgjegjshmërinë e ushtrimit të detyrës, iu përulën “eprorit” të tyre edhe pse në shkelje të ligjit. Por, gjykoj, që në atë kohë zotit Ndreca i interesonte presioni dhe kërcënimi që i bënte të gjithë punonjësve të administratës për të bllokuar ministrin, sepse në fakt aty është një minierë e vërtetë e paligjshmërisë, dhe z.Ndreca, ishte në majë të administratës dhe kishte pasur të drejtën e firmës kudo, edhe për të hartuar dhe firmosur urdhra, një veprim antiligjor që vetëm në ministrinë e arsimit ishte normale. Urdhrat i harton dhe firmos vetëm ministri. Kishte punonjës në ministri që e quanin ‘Sulltani i madhërishëm”. Mesa duket, duke qenë Sekretari i Përgjithshëm dhe me të drejtë firme përtej pozicionit të tij, ndjehej vërtet si sulltan.

Ndreca, jo vetëm që nuk ishte pjesë e zgjidhjes, sepse kishte detyrimin ligjor në zyrat e shtetit shqiptar të kryente detyrën e tij, por u bë pengesa e hekurt e paligjshmërisë institucionale, duke penguar në mënyrë të qëllimshme ministrin, stafin e tij, institucionin nëpërmjet poshtërimit të gjithë administratës së MASR. Kishte punonjës në ministri që Ndrecën e quanin “Sulltani i madhërishëm”, përfundon intervistën e saj në www.politika.al, zonja Mirela Karabina.