Plagoset me thikë polici në Fushë-Arrëz

159
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku një polic është plagosur me thikë në zonën Fushë Arrëzit në Pukë.

Sipas informacionit paraprak të bërë me dije nga Policia, punonjë si i Policisë është dërguar menjëherë për mjekin në spitalin e Pukës, por nuk bëhet me dije gjëndja e tij.


Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë   dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.