Partia e Lirisë ka shpalosur disa nga pikat e programit ekonomik për buqësinë, që synon ringritjen e këtij sektori.
Kryetarja e komisionit të bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami deklaroi se qeveria ka braktisur fermërët, duke theksuar se programi i PL, parashikon 30 miliardë lekë, mbështetje për bujqësinë.
Deklaratë e Kryetares së Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, znj. Silvana Bajrami.
Përshëndetje të dashur Qytetar Shqiptare!
Përshendetje të dashur Fermerë!
Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë sonë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e çdo qytetari. Megjithatë, sektori i bujqësisë është kthyer pothuajse inekzistent, pasi mbështetja kryesore e buxhetit të planifikuar nga BE ., nëpërmjet IPARD II ., tashmë dihet që është 0 ( zero ) mbështetje.
Sfida kryesore ne bujqësi dhe blektori është mungesa e investimeve në infrastrukturën bujqësore.
Pa mbështetjen e duhur për modernizimin e mjeteve dhe teknologjive të prodhimit, fermerët do të vazhdojnë të kenë vështirësi në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve të tyre.
Fermerët sot po hedhin nëpër kanale prodhimet e tyre pasi importi ka mbytur Shqipërinë.
Një tjetër problematikë është shpërndarja e papërshtatshme e granteve dhe mbështetjes financiare për fermerët.
Shumë herë, ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje janë ata që nuk kanë mundësi t’i qasen fondeve,dhe arsyet dihet tashmë.
Përfundimisht, sektorët e bujqësisë dhe blektorisë kanë potencialin të jenë një shtyllë e fortë e ekonomisë sonë, por vetëm me një mbështetje të koordinuar dhe të vazhdueshme mund të kapërcejmë sfidat dhe të sigurojmë zhvillimin etyre të qëndrueshëm.
Partia e Lirisë do të mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.
Mbështetja e blegtorisë me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas.
Do të realizohet subvencionim i prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, të sipërfaqes dhe për numër krerësh.
Pagesë grant e menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite.
Ofrim i tokës shtetërore për aktivitetet agropërpunuese.
Për industrinë e agroperpunimit, mbështetje me 50 përqind të vlerës të impianteve të përpunimit të mbetjeve të produkteve dhe nënprodukteve.
Për industrinë e bimëve mjekësore mbështetje me 50 përqind të vlerës së investimit të impianteve të sterilizimit dhe të ekstraktimit të vajrave eterike.
Mbështetje me 50 përqind të vlerës së investimit të impianteve të kompostimit të plehrave organike në fermat bujqësore.
Mbështetje me 50 përqind të vlerës së investimit për instalimin e impianteve fotovoltaike në sera dhe në pikat e grumbullimi dhe të përpunimit të prodhimit bujqësor dhe blegtoral.
TVSH 0% për ushqimin e bagëtive dhe shpendëve të mishit, etj.
Pagesë direkte për vreshtat me 1000 Euro/hektar ose 100 euro/dynym.
Pagesë direkte për pemishtet 500 Euro/hektar ose 50 euro/dynym.
Pagesë direkte për sasinë e dorëzuar të frutave 0,20 Euro/kg.
Pagesë direkte me 0,80 Euro/litër vaj ulliri të prodhuar në fabrikat apo punishtet e çertifikuara.
Pagesë direkte për fidanët e frutikulturës 0,25 Euro/fidan.
Pagesë direkte për sipërfaqet e mbjella me perime në fushë të hapur me 1000 Euro/hektar ose 100 Euro/dynym dhe pa kufizim të sezonit të mbjelljeve.
Pagesë direkte për sipërfaqet e mbjella me perime në sera me 3500 Euro/hektar ose 350 Euro/dynym dhe pa kufizim të sezonit të mbjelljeve.
Pagesë direkte për bimët mjekësore dhe aromatike 1000 Euro/hektar ose 100 Euro/dynym pa kufizim të sezonit të mbjelljeve.
Pagesë direkte për bujqësinë organike të certifikuar 300 Euro/hektar.
Pagesa direkte për çdo kokë lopë nga 80 Euro, në 200 Euro.
Pagesa direkte për çdo krerë dele dhe dhi nga 12 Euro, në 60 Euro.
Financimi i fermave blegtorale do të jetë me 200 Euro për krerë lope dhe pragu i përfitimit do të ulet në 3 krerë nga 10 që është aktualisht, si dhe në 20 krerë nga 100 që është aktualisht për tufat e të imtave (dele dhe dhi).
Pagesë direkte me 20 Euro për kokë të fermat e derrave për majmëri.
Pagesë direkte me 30 Euro për kokë te fermat e viçave për majmëri.
Pagesë direkte për zogj pule për majmëri me 0,20 Euro për zog.
Ulet TVSH për prodhimet bazë bujqësore nga 20% në 5%.
Pagesë direkte për çdo kafshë të lindur, me 5 Euro edhe për çdo kafshë të therur në masën 5 Euro për të imtat edhe 15 Euro për gjedhin.
Pagesë direkte për çdo litër qumësht në masën 0,10 Euro/litër).
Pagesë direkte për sektorin e bletarisë në masën 50 Euro për koshere.
Pagesë direkte për çdo zog që importohet për prodhim veze në masën 1 Euro për krerë.
Pagesë direkte për çdo litër verë të prodhuar nga subjekte të licensuar 0,08 Euro/litër.